Miami Heat e ka barazuar rezultatin në 1:1 në finalet e NBA-së kundër Denver Nuggets.
Klubi nga Florida arriti ta fitojë terrenin vendës pasi shënoi fitore si mysafir i liderit të sivjetmë të NBA-së.
41 pikët dhe 11 kërcimet e Nikola Jokiqit nuk mjaftuan, pasi që te Heat pati një kontribut të shumëfishtë nga një numër i konsiderueshëm lojtarësh, si Gabe Vincent më 23 pikë, Bam Adebayo dhe Jimmy Butler me nga 21, Marc Strus me 14 e Duncan Robinson me dhjetë pikë që i realizoi në momentet vendimtare, që të gjitha në fillim të çerekut të katërt kur edhe Heat e bëri kthesën.
Vlen të përmendet që kishte shkrirje të mëdha epërsish. Fillimisht Heat humbi një avantazh prej 11 pikësh që e kishte krijuar në çerekun e parë, ndërkaq Nuggets e humbi atë prej 15 pikësh që e kishte ndërtuar në të dytin.
Krejt në fund, prapë Heat rrezikuan ta shpërdorojnë një avantazh prej 12 pikësh që e kishin krijuar, mirëpo djelmoshat nga Miami këtë herë e çuan punën deri në fund dhe triumfuan 108:111. /Njeshi/