15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

NBA Playoffs: Clippers befason Warriors, Huston kalon në gjysmëfinale (Video)

Oracle Arena, Golden State Warriors vs La Clippers 121-129 (3-2)

La Clippers fituan si mysafir ndaj Golden State Warriors me rezultat 129-121 (3-2) në ndeshjen e pestë të raundit të parë të play-offit në Konferencën Perëndimore. Është pritur që “luftëtarët” të bëjnë më shumë në këtë duel pasi luajtën në shtëpi në “Oracle Arena” por u befasuan nga energjia e lojtarëve kundërshtar, pavarësisht që Kevin Durant shënoj 45 pikë. Por ky i fundit nuk e pati mbështetjen aq sa duhet nga dyshja Steph Curry dhe Klay Thompson që kombinuan 46 pikë, pak për “Splash Brothers”.

Në pjesën e parë duo e Clippers, Danilo Galinari dhe Patrick Beverley ishin fantastik i dhanë epërsi skuadrës prej +8 pikë (63-71), pastaj në çerekun e tretë shkuan në +15 pikë, megjithatë Golden State forcuan rritmin dhe ngushtuan rezultatin në 118-117. Por rënia e tyre erdhi në fund pasi shënuan vetëm 3 pikë përdallim të kundërshtarëve që realizuan 12 pikë dhe kjo falë saktësisë së Lou Williams që ishte në nivel dhe mbylli ndeshjen me 33 pikë për Clippers. Tash ndeshja luhet në “Staples Center”.

https://www.youtube.com/watch?v=MAuWvlBV1Ak

Toyota Center, Huston Rockets vs Utah Jazz 100-93 (4-1)

Huston Rockets fituan ndeshjen e pestë të raundit të parë të play-offit kundër Utah Jazz 100-93. Me këtë fitore, ekipi nga Texas erdhën te bilanci 4-1 në seri dhe prenë biletën për në gjysmëfinale të Konferencën Perëndimore. “Raketat” tash presin në këtë fazë fituesin e ndeshjës mes Golden State Warriors dhe La Clippers.

James Harden i Huston përfundoj ndeshjen me 26 pikë, 6 asiste dhe 6 kërcime por nuk e kishte në nivelin me të cilin jemi mësuar ta shohim.

Në çerekun e parë loja ishte e baraspeshuar por Huston luajti më mirë në përfundim të pjesës së parë dhe krijoj epërsi prej 6pikëve. Në çerekun e fundit ekipi i Utahs u treguan më bindës por Donovan Mitchel bëri disa gabime që në fund paten çmim. Këtë e ka shfrytëzuar Chris Paul që realizoj 7 pikë resht dhe i solli epërsin prej 92-86 ekipi të tij Huston që ishte vendimtar për fatin e ndeshjes.

Tek Utah Jazz lojtari më efikas ishte Royce O’Neale me 18 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=z5rioaivRYs
Loading…
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...