27.5 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

NBA Playoffs: Warriors 2-1 Clippers, Durant 38p (Video)

Golden State Warriors fituan si mysafirë ndaj Los Angelos Clippers me rezultat 132-105 në ndeshjen e tretë të serisë çerekfinale në kuadër të play-offit në Konferencën Perëndimore në ligën NBA. Ekipi i Steve Kerr morrën epërsin në seri 2:1, ndërsa dhe ndeshja katërt do të luhet në arenën “Staples Center” të dielën më 21 prill në ora 21:30.

Dueli tretë mes Warriors dhe Clippers kishte histori tjetër, ‘luftëtarët’ nuk lejuan të befasohen si në përballjen e kaluar, kur kishin epërsi të theksuar, por në fund humbën. Këtë herë ishin më serioz, sidomos Kevin Durant që udhëheqi ekipin me 38 pikë, 4 kërcime dhe 7 asiste. Durant është ndihmuar nga Steph Curry me 21 pikë.

Tek Clippers lojtari më efikas ishte Ivica Zubac me ‘double-double’ prej 18 pikë e 15 kërcime.

Ndryshe, Warriors edhe sivjet llogariten favorit për titull të kampionit në NBA.

https://www.youtube.com/watch?v=tYh8BOp4BnE
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...