Në “Moda Center” është parë një ndeshje shumë e luftuar, por në vazhdime fitoj ekipi i mysafirëve, udhëhequr nga dyshja Russell Westbrook e Paul George.
Westbrook ishte më efikasi te ekipi fitues me 37 pikë (14/28), ndërsa shtoj 7 kërcime dhe 3 asiste. George realizoj 32 pikë, 14 kërcime, 6 asistime.
Në ekipin humbës u dallua Damian Lillard me 51 pikë, CJ McCollum me 25 pikë dhe Jusuf Nurkic me 13 pikë e 17 kërcime.
Thunders regjistruan fitore të rëndësishme për të “blinduar” pozitën e tretë dhe tash kanë bilanc 40 fitore 25 humbje. Kurse Portland ka bilanc 39 fitore 26 disfata.
Në ndeshjen tjetër Milwaukee Bucks mundi Indiana Pacers me rezultat 117-98 në Wisconsin
Bucks morrën kontrollin e ndeshjes në çerekun e tretë dhe të fundit, ndërsa ishte basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo që bëri diferencën në Fiserv Forum.
Greku i natyralizuar shënoj 29 pikë, 12 kërcime 5 asiste për 33 minuta lojë. Tek Indiana u dallua Miles Turner me 22pikë e 17 kërcime.
Bucks ndodhen në vendin e parë në lindje me bilanc 49/16, ndërsa Pacers në pozitën e tretë me 42/24.