15.6 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

NBA: Toronto fiton ndaj Lakers, Indiana mposht Thunders

Toronto Raptors fituan në shtëpi kundër Los Angelos Lakers me rezultat 126-120 në njërën prej ndeshjeve më interesante të programit në kuadër të sezonit të rregullt në ligën NBA.

Në Scotiabank Arean të Torontos, lojtari më efikas ishte Kawai Leonard që shënoj 25 pikë dhe shtoi 8 kërcime. Përpos tij u dallua edhe Nick Powell me 22 pikë ndërsa Marc Gasol me 15p, 7k.

Në ekipin e Lakers nuk ndihmoj përformanca e mirë e Lebron James me 29 pikë pasi nuk e kishte sa duhet mbështetjen nga bashkëlojtarët. Vetëm Alex Caruso dhe Rajon Rondo kombinuan 29 pikë.

Kjo ka qenë fitorja e 49-të e stinorit për Toronton, të cilët ndodhen në pozitën e 2-të në konferencën lindore. Kurse Lakers tani kanë bilanc 31-fitore 37-humbje në vendin e 11-të në konferencën perëndimore.

https://www.youtube.com/watch?v=-kVawwbSM_k

Ndeshje dramatike është parë edhe në Indiana ku Pacers mposhtën Oklahoma City Thunders me rezultat 108-106 pavarësisht që patën në një moment të ndeshjes -19 pikë.

Wesley Matthews i Indiana Pacers ishte i sakt për dy pikë 1,8 sekonda pa përfunduar ndeshja dhe ishte hero i fitores, ndërsa nga parketi u largua me 16 pikë në total, kurse koshashënuesi më i mirë ishte lituanezi Domantas Sabonis me 26p.

Në radhët e Thunders, Russell Westbrook realizoj përsëri triple-double 19p, 14k, 11as. Ky ka qenë triple double i 131-të në karrierë për Westbrook.

Indiana Pacers ndodhet në pozitën e 3-të në lindje, kurse Oklahoma në vendin e 5-të në perëndim.

https://www.youtube.com/watch?v=RiLm3FEBhfY
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...