2.7 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

NBA: Warriors fiton derbin pa Durant. Westbrook 130 triple-double për Oklahoma City

NBA-Golden State Warriors fituan derbin e konferencës perëndimore kundër Huston Rockets me 106-104 në Toyota Center.

Pa Kevin Durant, “luftëtarët” arritën të ndalin serinë e “raketave” prej 9 fitoreve resht dhe kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt pozitës së parë në konferencë.

Klay Thompson me 30 pikë dhe 6 kërcime ishte lojtari më efikas, ndërsa DeMarcus Cousins pati rolin kryesorë me 27p, 8k, 7as. Përpos tyre u dallua dhe Steph Curry me 24p 5as 4k.

Tek Huston, James Harden ishte koshashënuesi më i mirë me 29 pikë ndërsa shtoj 10 asiste. 

https://www.youtube.com/watch?v=gDcD2DiRlQk

Oklahoma City Thunders mundi Brooklyn Nets me 108-96 në Chesapeake Energy Arena dhe barazoj bilancin me Rockets për një pozitë në TOP-3.

Russell Westbrook regjistroj triple-double e 26t të sezonit, këtë herë me 31 pikë, 12 kërcime dhe 11 asiste. Westbrook u ndihmua nga Paul George i cili dha kontribut në këtë fitore me 25p 9k.

Nets i ka udhëhequr, Spencer Dinwiddie me 25 pikë.

Ndryshe, ylli i Oklahomës Westbrook në karrierë ka të regjistuara 130 triple-double.

https://www.youtube.com/watch?v=m42evrGlkDY

Tjera ndeshje dhanë këto përfundime:

Washington Wizards 100-90 Orlando Magic

Miami Heat 108-74 Detroit Pistons

Atlanta Hawks 131-111 Memphis Grizzlies

Phoenix Suns 97-114 Utah Jazz.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...