6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Ndahen gjysmë milion euro për rinovimin e dy ndërtesave ku jetojnë familjet në nevojë në Gjilan

Janë ndarë gjysmë milion euro për rinovimin e dy godinave ku jetojnë familjet në nevojë, në Komunën e Gjilanit.

Në njoftimin e komunës, bëhet e ditur se banesat në të cilat jetojnë, do të rinovohen plotësisht përmes investimit prej 500 mijë euro.

“Familjet në nevojë të cila jetojnë në dy godinat sociale në Gjilan, do të kenë kushte më të mira për jetë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sipas kryetarit Hyseni ky projekt mbështetet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, financuar përmes fondeve të Bashkimit Evropian, ndërsa komuna kontribuon me vetëm 10% të shumës totale.

I pari i Gjilanit, theksoi se investimi përfshin renovimin e plotë të dy objekteve si dhe instalimin e sistemeve të ngrohjes dhe klimatizimit.

“Një projekt për t’u kujdesur për ata që kanë më shumë nevojë, për të kursyer energjinë dhe për të ruajtur mjedisin”, tha Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...