26.2 C
Pec
E diel, 22 Qershor, 2025

Ndahet nga jeta Artan Lame

Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Mësohet se Lame ndërroi jetë në Mynih ku kishte shkuar për një ndërhyrje në zemër.

Artan Lame drejtoi për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore, në qeverinë e Partisë Socialiste.

Au ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

Dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpreh ngushëllime familjarëve për vdekjen e Lamës.

“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, ka shkruar Rama. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...