Është ndarë nga jeta eksperti i balistikës kriminalistike, Hazir Kelmendi.
Kelmendi u nda nga jeta dje më 6 Mars në moshën 84 vjeçare, ndërsa lamtmuira do ti ipet sot më 7 Mars në ora 18:00 në varrezat e kryeqytetit, në Prishtinë.
I ndjeri Hazir Kelmendi, ka qenë një prej ekspertëve më të shquar të balistikës kriminalistike në Kosovë.
Me eksperiencën dhe profesionalizmin e tij, i ndjeri ka dhënë kontribut të çmuar në zbardhjen e rasteve të rëndësishme hetimore, duke qenë një nga specialistët e rrallë në këtë fushë.
Largimi i tij lë një boshllëk të madh në komunitetin shkencor dhe atë të sigurisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.
Familja Kelmendi ka njoftuar edhe për detajet e ceremonisë mortore.
‘Varrimi i te ndjerit behet sot me daten 7 Mars ne ora 15:00 ne varrezat e Prishtines. E pamja me daten 8 dhe 9 ne Hotel Grand nga ora 9:00, ndersa ne Pejë me datën 10.03.2025 (e hënë) në ‘Koha 3′ nga ora 18:00.’-thuhet në njoftimin mortor nga familja KELMENDI./Njeshi&RADIO 1/
Dita e Mësuesit, 138 vjet më parë u hap shkolla e parë shqipe në Korçë