Profesori dhe specialisti i shëndetësisë publike, Ilir Begolli është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare
Lajmi u bë i ditur, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
IKSHPK njofton se nesër në orën 10:00 do të mbahet një mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprave të tij.
“Gjatë karrierës së tij të pasur akademike dhe profesionale, përveç angazhimit në procesin edukativ dhe arsimor, dr. Ilir Begolli ishte hartues dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejt në krijimin e dokumenteve dhe strategjive zhvillimore të sistemit shëndetësor në Kosovë; duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm përmes angazhmit të tij profesional si mësimëdhënës dhe si ekspert në lëminë e shëndetësisë publike, për çka do të jetë i vlerësuar gjithmonë nga niveli akademik, kolegët, studentët, qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e këtij instituti.