20.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Ndahet nga jeta këngëtari shqiptar, Ismet Bogujevci

Ditën e sotme (e enjte) është ndarë nga jeta këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ismet Bogujevci.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ai tutje ka njoftuar se për detaje të varrimit familja do të iu njoftojë me kohë./RADIO 1/

 

“Ju njoftojmë gjithë familjes dhe miqësisë se sot më 13 maj ndërroi jetë më i shtrenjti ynë, kaluam shumë sfida bashkë babë pusho në paqe me tingujt e muzikës tënde që kurrë nuk do të shuhen. Për varrimin iu njoftojmë në vijim”, ka shkruar Rigon Bogujevci në postimin e publikuar në Facebook.

Bogujevci, ishte solisti ndër dekada i Ansamblit Kombëtar ‘Shota’ dhe i shumë shoqërive, që kanë lënë nam në Kosovë dhe trojet shqiptare. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...