2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Ndahet nga jeta në Kosovë gazetarja nga Ukraina, Olga Pridako, jetonte prej dy vitesh në Prishtinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se sot në Prishtinë ka vdekur gazetarja nga Ukraina, Olga Pridako.

Pridako ka qenë duke jetuar me djalin e saj në Prishtinë prej më shumë se dy vitesh dhe qëndrimi i saj në Kosovë mundësohej nga programi “Gazetarët në Rezidencë- Kosova”.

Njoftimi i plotë i AGK:

Me dhimbje të thellë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton vdekjen e gazetares ukrainase, Olga Priadko, në moshën 51 vjeçare. Ajo ishte pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”. Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se 2 vjet me djalin e saj, Yaroslavin.

AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko. Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...