14.1 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Ndahet nga jeta një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Ka ndërruar jetë një i burgosur, i cili ishte duke qëndruar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së)”, thuhet në njoftim.

Tutje, Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...