Publicisti i njohur nga Peja, Sejdi Berisha, është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 77-vjeçare.
Monografia “Zejtarët e Pejës”, e shkrimtarit dhe publicistit, Berisha, është një vepër me peshë shumëdimensionale, e cila nuk është vetëm fragment i qenësisë së ecurive historike dhe kulturore, por është edhe vule e vlerave universale që reflektojnë rolin historik të zejtarëve dhe të zejeve në zhvillimin e të gjitha fushave në Pejë, rajon mbase edhe në tërë vendin.
Lidhur me përcjelljen e fundit të Berishës, familja pritet të njoftoi me kohë. /Njeshi/