Është ndarë nga jeta në moshën 61 vjeçare, Tekniku i Radiologjisë, Xhevat Bajraktari, punonjës ndër vite i Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës.
I ndjeri ka humbur betejën me sëmundjen, pas disa shqetësimeve të shkurtëra shëndetësore.
Lajmin e ka komunikuar institucioni spitalor, me çrast ka shprehur dhe ngushëllime.
Njoftimi i plotë:
Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë Xhevat Bajraktari, teknik i radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Xhevati ishte një profesionist i përkushtuar dhe bashkëpunëtor i çmuar, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për vite me radhë në shërbim të pacientëve.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Kashicë.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajraktari, kolegët dhe gjithë personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Humbja e tij është e rëndë për të gjithë ne. Pusho në paqe Xhevat!’-thuhet në njoftimin dhe telegramin ngushëllues të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës.
Edhe një tentativë e dështuar – Kurti kësaj here siguroi vetëm 48 vota, tentimi tjetër pas dy ditësh