27.9 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Ndahet tragjikisht nga jeta i riu nga Pozherani, reagon Kuvendi Komunal i Vitisë

Një i ri nga Pozherani i Vitisë ka vdekur në një aksident rrugor.

Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi publikoi në Facebook fotografinë e të riut, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të tij.

“I trishtë dhe tejet pikëllues ishte lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Pozherani, Ideal Halabaku”.

“Në emrin tim dhe të institucionit që udhëheq, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për mikun tim Mufail Halabaku, familjen e gjerë Halabaku, miqtë dhe të afërmit e tij. Ngushëllime!”, shkro Azizi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...