2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Ndalimi i Lojërave të Fatit, Thaçit i mbesin edhe katër ditë për ta dekretuar

Dy ditë pasi që Qeveria e Kosovës kishte miratuar Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit, me 69 vota për, një gjë të tillë e ka bërë edhe Kuvendi, njofton Indeksonline.

Pas miratimit, projektligji për nënshkrim i ka shkuar krye-parlamentarit Kadri Veseli dhe Presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Me apo pa dekretimin e Presidentit Thaçi, ligji do të hyjë në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Haki Shatri, për Indeksonline ka treguar se çfarë do të ndodh nëse nuk nënshkruhet ligji që ndalon lojërat e fatit.

“Qeky që është miratuar para 2 javë ka shkuar te presidenti ai nëse e nënshkruan mirë, nëse nuk nënshkruan ka dy rrugë ose e qon në Kushtetuese e pret mendimin e Kushtetueses ose nuk e nënshkruan rrinë pasiv por ligji hyn në fuqi me automatizëm. Kjo është si çdo ligj tjetër”, ka thënë Shatri.

Ndryshe, Presidenti Hashim Thaçi, nga tetë ditë sa ka në dispozicion i kanë mbetur edhe katër, duke mos llogaritur ditët e vikendit dhe Ditën e Kushtetutës, për ta dekretuar apo jo Ligjin që ndalon Lojërat e Fatit.

Të hënën, se e kanë pranuar këtë ligj për Indeksonline e kanë konfirmuar edhe Zyra e Presidentit.

“Zyra e Presidentit sot ka pranuar Ligjin nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit nga Kuvendi i Kosovës. Afati ligjor për shqyrtimin e tij është tetë ditë”, u tha në përgjigjen e Presidencës.

Shfuqizimi i ligjit të mëparshëm të lojërave të fatit i cili nuk prek Lotarinë e Kosovës, erdhi pak ditë pasi në vend ndodhen vrasje të rinjve, që të dyja në kazino.

Njëri nga ta po punonte në një kazino në Suharekë, kurse tjetri në një kazino në Lipjan. 

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...