2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Ndalimi i përkohshëm i ndihmës së huaj nga SHBA-ja ndikon në 17 projekte aktive në Kosovë

Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane të cilat u zbatuan kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.

Instituti GAP tha se në Kosovë ky vendim i presidentit amerikan Donald Trump i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID që japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

“Urdhri i Presidentit të SHBA-së për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID që japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Disa prej tyre kanë filluar që para pandemisë dhe shumica prej tyre zbatohen nga kompani amerikane e disa më të vogla nga organizata vendore. Përfituesit kryesorë përfshijnë institucione publike si komunat, ministritë, agjencitë e pavarura, universitetet, gjykatat, e po ashtu mediat, sektorin privat dhe organizatat e shoqërisë civile”, tha GAP./Njeshi/

Instituti ka publikuar edhe një tabelë të projekteve aktive të USAID në Kosovë:

No description available.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...