8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Ndalohen katër kamionë me drunj, dyshohet se bënin transport me dokumente falso

Patrulla policore e policisë kufitare, gjatë patrullimit në zonën kufitare në pjesën lindore të vendit, konkretisht në udhëkryqin e rrugëve që shpije në drejtim të fshatrave Sfircë, Zajqevc e Tugjec, kanë ndaluar për kontrolla katër kamion që po bartnin dru.

Kështu bën të ditur policia përmes një njoftimi.

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës që lëshohet për transportimin e lëndëve drusore, kanë vërejtur se ai dokumentacion dyshohet të jetë i falsifikuar”.

Rasti është trajtuar në koordinim me Agjencinë e Pyjeve dhe organet e drejtësisë.

Policia ka inicuar rastin ‘falsifikimi i dokumenteve’, po ashtu deri në përfundim të procedurave janë sekuestruar rreth 80m kubë dru dhe mjetet me të cilat kryhej transporti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...