29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Ndalohet nga policia 34-vjeçari në Pejë, rrahu babanë dhe e bëri për spital

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, ku një burrë është përballur me dhunë nga djali i tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku plasi sherri dje në mëngjes dhe eskaloi në dhunë fizike, siç ka ndodhur edhe në disa raste tjera.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari 34-vjeçar e ka sulmuar babanë, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka i njëjti u dërgua për trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 34-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...