25.5 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

Ndalohet nga Policia derisa voziste motoçikletën, sulmon fizikisht policin – prokurori e liron në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të sulmit ndaj personit zyrtar në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se të martën, rreth orës 14:40 i dyshuari derisa ishte duke drejtuar motoçikletën është ndaluar nga policia ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

“I njëjti duke mos i respektuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...