15.8 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

Ndalohet një person lidhur me vrasjen në “Bon Vivant”

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar të enjten se ka ndaluar një person me inicialet N.Ll, si i dyshuar për vrasjen e ndodhur më 4 gusht në lokalin “Bon Vivant”.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, ka thënë  se personi i ndaluar dyshohet për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e presonit me inicialet N.Ll., për shkak te dyshimit të kryerjes se veprës penale ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e ndodhur në ‘Bon Vivant’”, ka deklaruar Ulaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...