Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA do të ndikojë ndjeshëm në të ardhmen e Kosovës, me lëvizje kufijsh, tërheqje të trupave amerikane apo vazhdim të status quo-së? Analistët thonë se njëri ose tjetri opsion do të jetë në shqyrtim, pavarësisht se kush fiton.
Ish-emisari i SHBA-së, Frank Wisner nuk pret ndonjë lëvizje në këtë drejtim nëse Kamala Harris zgjidhet presidente.
“Unë supozoj që administrata e Harris do të ndiqte synime më pak ambicioze, ajo do të bënte përpjekje ti ulte Kosovën dhe Serbinë në një tryezë bashkë me Evropianët, por do të synonte përparime më të vogla në ekonomi tregëti, kulturi pra në gjëra që fillojnë ta ulin temperaturën në dy vende”, tha Wisner për Radio Europa e Lirë.
Wisner nuk e përjashton mundësinë që Trump ta eksplorojë ndarjen e Kosovës si zgjidhje të shpejt për konfliktin e saj të vazhdueshëm me Serbinë.
“Nëse ai sheh ndonjë marrëveshje me Vuçiqin që I përshtatet, ai nuk do ta pres Kosovën që të bindet. Ai do të jetë transanksional në kërkim të një marrëvshjeeje, të një përparimi, të një dickaje që e bën të duket mirë. Kosova duhet të jetë e shkatthët, të sigurohet që ka mbështetje të fortë nga evropianët, por rrugëtimi i saj mund të jetë i vështirë”.
Wisner argumenton se forcat ameriakne përmbushin një rol të dyfisht në Kosovë duke vepruar jo vetëm si mbrojtëse por edhe si simbol i angazhimit të SHBA’së.
“Nuk është mirë të mendosh se cështjet e kësaj natyre zgjasin përgjithmonë, por duke pasur parasysh gjendjen e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë besoj që trupat amerikane do të vazhdojnë të jenë pjesë e regjimit të sigurisë me të cilin jeton Kosova”, tha ai./Njeshi&REL/