29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Nderohen gazetarët, kameramanët e fotoreporterët për kontributin e tyre gjatë luftës në Kosovë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur ceremoninë e nderimit të gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve në shenjë nderimi të punës dhe kontributit të tyre gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

U nderuan Afërdita Saraçini – Kelmendi nga televizioni RTV21, zëri i popullit të Kosovës, Besa Çeku – Buqinca, Sylejman Kllokollqi nga Associates Press, gazetari ikonik, Nuhi Bytyçi si dhe Visar Kryeziu, po ashtu nga Associated Press.

E në fjalën e saj, Besa Çeku – Buqinca falënderoi të gjithë kolegët e saj për punën e palodhshme gjatë luftës, por falënderim të veçantë i dha dëshmorëve e atyre që sakrifikuan shumë.

“Detyra jonë ishte të informojmë, por nuk ishte si në kohën e paqes, bartte shumë rreziqe. Kemi shmangur postblloqe, duke gjetur rrugë dytësore, që ishin po aq të rrezikshme. Andaj i respektoj shumë të gjithë. Nderimi i parë të shkojë për të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë dhe atyre që sakrifikuan jetën e tyre”, tha Çeku – Buqinca./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...