4.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Nderohen sot policët e rënë në detyrë

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës do të organizojë ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi dhe përkujtimi për heronjtë e Kosovës.

Me rastin e Ditës Memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, në kampin Belvedere në Mitrovicë Jugu, do të zbulohet pllaka me emërtimin e ri të këtij kampi.

“Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, familjarë të policëve të rënë kryerje të detyrës si dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu do të bëhen homazhe të personaliteteve pranë lapidarit, te Drejtoria e Përgjithshme e në Prishtinë dhe do të mbahet ceremonia përkujtimore dhe zbulimi i pllakës tek kampi Belvedere në Mitrovicë të Jugut.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...