KRU “Hidrodrini” nëpërmjet Zyrës për Media ka njoftuar se për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projekteve investive, gjatë ditës së sotme disa zona në Pejë dhe të Istogut do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë deri në ora 15:00.
Komunikata e plotë:
KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Qendra – Pejë
Ndërprerja e planifikuar në Pejë, me ndikim edhe në Istog
Punimet në projektin investiv, që po realizohen sot në Gypin DN 500 me lokacion në rrugën ‘mulla Zekë Bërdyna’ si dhe në Gypin DN 600 me lokacion në fshatin Radavc, përpos në Pejë, kanë ndikim edhe në Istog.