16.7 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Ndërroi jetë mjeshtri i letrave dhe doajeni i gazetarisë shqiptare Hivzi Krasniqi

Radio-portali Njeshi, njofton se ka ndërruar jetë para pak minutash pas një sëmundje të shkurtër mjeshtri i letrave dhe doajeni i gazetarisë shqiptare Hivzi Krasniqi.

I ndjeri Hivzi Krasniqi ka ndërruar jetë pranë familjes së tij në Prishtinë ndërsa që lamtumira e fundit do ti ipet nesër në Pejë. Hivzi Krasniqi njihet si autor i mëse njëmijë tekstesh hite të këngëve shqip, dhe si ndër pionierët e parë radiogazetarisë kosovare, i angazhuar në Radio Prishtinën e dikurshme që nga ditët e para të karrierës së tij.

I ndjeri Hivzi Krasniqi pritej që shumë shpejt të angazhohej në radio-portalin Njeshi, respektivisht në ‘Radio1’ e cila pritet të hapet së shpejti. Një kohë ka punuar edhe si kryeredaktor i Radio Dukagjinit. Kohëve të fundit pritej ti bashkohej platformës së re të ‘Radio1’ në Pejë.

Ditë më parë ishte operuar nga një aortë e këmbës.

Radioportali ‘Njeshi shprehë ngushëllimet e sinqerta familjes Krasniqi, miqve dhe tërë komunitetit letrar, artistik dhe gazetareskë. /Njeshi/

 

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...