8.1 C
Pec
E diel, 25 Shkurt, 2024

Ndërrimi i objektit, nxënësi me aftësi të kufizuara s’e fillon ende mësimin

Ron Sejdiu nxënës i klasës së tetë në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, mësimin nuk e filloi si të gjithë nxënësit e tjerë.

Kjo për shkak se klasës së tij iu ndërrua objekti shkollor. E një situatë e tillë, u bë problem për të për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

16 vjeçari shprehet se po ndjen mall për shokët e klasës.

E si erdhi deri te mungesa e tij në shkollë, e tregon e ëma. Ajo shprehet se problemin e vetëm që e kanë është transporti deri në shkollë.

Nga drejtoria e shkollës “ Mihal Grameno” shprehen se prindërve iu është premtuar transporti.

Drejtoria e Arsimit në një përgjigje për televizionin, nuk janë deklaruar konkretisht për rastin, megjithatë u shprehën se të gjithë fëmijët që plotësojnë kushtet do të subvencionohen me transport./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...