Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ ka njoftuar mbi ndërhyrjet e ekipeve të terrenit në sistemin e kanalizimit në qytetin e Pejës, me çrast pasojë e dëmtimit janë ndërruar 36 metra Gyp i brinjëzuar DN 200 si dhe është realizuar pastrimi i pusetave dhe rrjetit të kanalizimit në rrugët ‘Konferenca e Bujanit’, ‘Papa Klimenti’ dhe ‘Mbretëresha Teutë’.
Krejt kjo, sipas kompanisë, pasojë e bllokimeve të sistemit, e ku gjatë intervenimeve vërehen gjësende të ngurta, mbeturina, gjëra ushqimore jashtë përdorimit, të cilat janë të papërballueshme për një sistem kanalizimi i cili nuk është i dedikuar për gjëra të panevojshme.
‘APELOHEN qytetarët që të kenë kujdes në shfrytëzimin e sistemit te rrjetit të kanalizimit vetëm per nevojat e dedikuara.’-thuhet mes tjerash në komunikatë.
Komunikata e plotë:
‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Qendra – Pejë
Ndërrohen 36 metra Gyp DN 200 në sistemin e kanalizimit dhe realizohen debllokime të rrjetit në tre lagje të qytetit
Ekipet e KRU ‘Hidrodrini’ – Sektori i Kanalizimit-Pejë, kanë ndërhyrë në renovimin i prishjes së rrjetit të kanalizimit në rrugën “Çerçiz Topulli” në qytet, me çrast janë ndërruar 36 metra Gyp i brinjëzuar DN 200.