12.5 C
Pec
E shtunë, 25 Maj, 2024

Ndërroi jetë Nexhmije Muhaxheri, tekstshkruesja e njohur nga Peja

Pas një sëmundje, ka ndërruar jetë më 6 Prill, në moshën 66 vjeçare, autorja e shumë teksteve të njohura të këngëve, Nexhmije Muhaxheri nga Peja.

E ndjera, shquhej veçanërisht si bashkëpunëtore-tekst/shkruese e teksteve të këngëve të hit-këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, porse opusi i saj gjatë kohës u zgjerua edhe me emra të tjerë të njohur të këngës, ndër ta edhe ‘Gold Ag’.

Vet këngëtarja Behluli, ka shkruar se me pikëllim e ka pritur vdekjen e bashkëpunëtores së saj Muhaxheri.

Për ata që nuk e kanë ditur, e pejanja e ndjerë, Nexhmije Muhaxheri, është autore edhe e hit-këngës së Shyhrete Behlulit, ‘Je e vetmja’ (Nënës), këngë e cila preku miliona zemra.

Familja Muhaxheri në Pejë, ka njoftuar se lamtumira e fundit për Nexhmije Muhaxherin, do zhvillohet sot (e Diel) në varrezat e qytetit në Pejë në ora 15:00.

Me këtë rast edhe ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’ shprehin ngushëllime për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e të ndjeres./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...