Në moshën 77 vjeçare, pas disa shqetësimeve shëndetësore, ka ndërruar jetë, pak orë para mesnatës së sontme, ing.Adnan Basha – inxhinier i njohur nga Peja në fushën e pylltarisë.
I ndjeri për vite e dekada ka dhënë kontributin e tij të çmuar tek Agjencioni Pyjor i Kosovës.
Shkollimin universitar i ndjeri Adnan Basha, e ka kryer në Sarajevë, duke qenë prej studente të dalluar shqiptarë të kohës dhe për tu shquar si profesionist i fushës.
Në vitet e pasluftës së fundit me Serbinë, i njderi Basha ka shkrirë kontributin e tij të pashoq në ngritjen dhe ndërtimin e administratës komunale të Pejës, duke qenë Drejtor i Drejtoratit për Pylltari dhe Hidroekonomi në komunën e Pejës, nën qeverisjen e Prefektit të parë të Pejës së lirë prof. Dr. Et’hem Çeku.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Bashës, e ka komunikuar familja e tij, me çrast ka publikuar edhe informacionet mbi ceremoninë mortore, e cila do zhvillohet sot (e Diel) në ora 14:00 në Pejë.
‘Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot, më 01/03/2024, i dashuri ynë Adnan Basha u nda nga jeta, i rrethuar nga familja dhe të afërmit e tij.
Kujtimi dhe dashuria e tij do të jetojnë përherë në zemrat tona.
Ceremonia e varrimit do të mbahet të Dielën, më 2 mars 2025, në ora 14:00, në varrezat e qytetit të Pejës.’-ka shkruar në njoftim, djali i të ndjerit Adnan Basha, Valoni.
‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’, me këtë rast, shprehë ngushëllimet e ndjera për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të njohurit e të ndjerit./Njeshi*RADIO 1/