1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Ndërron jetë Agim Lluka, njëri ndër drejtuesit e Koorporatës Dukagjni

Agim Lluka ka ndërruar jetë sot (E Mërkurë) pas një beteje me sëmundjen.

Ka lindur në Pejë ne vitin 1961. Është vëlla i presidentit te Korporatës ‘Dukagjini’ Ekrem Lluka.

Agim Lluka ishte kudo në ngritjen e sektorëve te Korporatës, në disa prej te cilave duke qenë edhe bashkëthemelues.

Roli i Agimit mbetet i madh në zhvillimin e jetës letrare, arsimore e kulturore edhe në sistem paralel, duke e vënë shtypshkronjën Dukagjini në dispozicion të rrethanave të kohës së okupimit në shërbim të institucioneve të Kosovës.

Pas luftës ishte ideator i themelimit të Radio Dukagjinit.

U shqua si mbështetës i librit me shtëpitë botuese, ombrellë e korporates.

Ai do të mbetet në kujtesë për zellin, kontributin e madh dhe urtësinë e dëshmuar për dekada./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...