0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Ndërron jetë Ali Nela, figura ikonike e Pejës

Në moshën 67 vjeçare ka ndërruar jetë sot, pas një sëmundje të shkurtër Ali Nela, figura ikonike e Pejës.

Për breza të tërë pejanësh, Ali Nela dhe emri i tij, ka personifikuar njeriun mikpritës të kafenesë së improvizuar tek lokacioni ‘Sharra’ në masivin malor pranë Patrikanës së Pejës.

Në kushte modeste, shpesh herë edhe jo të kapërcyeshme Ali Nela ishte njeriu me zemër të madhe e shumë bujare, i cili hijeshonte bukuritë natyrore të asaj pjesë të Pejës, duke qenë njohës e mirë i natyrës dhe mundësive që ofron Peja.

Nëse ajo pjesë e qytetit të Pejës, njihej me emërtime të ndryshme, si tek ‘Sharra’, tek ‘Bazeni’, tek ‘Shpella e Demajve’, padyshim dhe fort natyrshëm aty shkrihet edhe emri i Ali Nelës.

Ali Nela ofroj shumë dashuri, punë e respekt për të gjithë ata që frekuentuan pjesët malore të Pejës.

Me ndërtimin e Shtegut të Shëndetit nga viti 2010, në atë pjesë malore, normalisht se edhe emrin i Ali Nelës u aktualizua edhe për turzmin e huaj.

Lajmin për vdekjen e tij, e ka bërë të ditur familja Nela, e cila poashtu ka informuar se ceremonia mortore për të do zhvillohet nesër (e Shtunë) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Pejë.

Për vdekjen e tij, kanë reaguar me pikëllim edhe shumë qytetarë të Pejës, duke shfaqur postime dhe fotografi me të ndjerin në rrjetet sociale./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...