27.9 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Ndërron jetë doktori i njohur pejan Xhevdet Ademaj

Ka ndërruar jetë sot Dr. Xhevdet Ademaj në moshën 68 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur djali i të ndjerit përmes një postimi në rrjetet sociale. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot në ora 18:00 në fshatin Loxhë.

Ndërkohë ngushëllime ka shpreh edhe Lëvizja Vetëvendosje në Pejë.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se Dr. Xhevdet Ademaj ka ndërruar jetë sot, më datën 23.06.2024. Kontributi i tij i palodhshëm si doktor dhe si njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe komunitetit do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një shembull i përkushtimit dhe dashurisë. Në këto momente të vështira, jemi bashkë me të gjithë ata që ndajnë dhimbjen për humbjen e një njeriu të dashur dhe të respektuar. Dr. Xhevdeti do të kujtohet gjithmonë për punën e tij të palodhur dhe kontributin e paçmuar për të mirën e njerëzve. Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën!

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...