‘RADIO 1’ raportoi për të shtëna me armë zjarri qëkanë ndodhur rreth orës 22:30 në Prishtinë, me ç’rast fillimisht u deklarua për një person të plagosur.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, ku përveç personit të plagosur, një tjetër ka pësuar sulm në zemër ka provuar të flas me policinë, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka mundur të marrë përgjigje.
Pas mesnates, tani ora 01:45 min, raportohet se njëri nga personat në fjalë, gjegjësisht i plagosuri nga arma, ka ndërruar jetë rreth 15 minuta pasi mbërriti në emergjencë dhe është Naser Gashi.
”Pas 15 minutave që është pranuar në emergjencë, viktima ka ndërruar jetë. Viktima i përket moshës rreth 63-64 vjeçare. I plagosuri i parë ka arritur rreth orës 22:35 minuta, që faktikisht ka qenë pothuajse pa shenja jete, i është bërë reanimimi i tij për gjysmë ore dhe ka ndërruar jetë”, deklaroi mjeku kujdestar, Agron Çitaku në QKUK.
Lidhur me rastin policia kanë thënë se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim./Njeshi/