2.9 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Ndërron jetë infermierja e Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës

Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës, ka njoftuar se është ndarë nga jeta sot, Infermierja e njohur e këtij institucioni shëndetorë Hidajete Pelaj Krasniqi.

E ndjera, ishte 62 vjeëare.

Për 44 vite ajo shërbeu ndaj pacientëve me zell e nderë, përderisa për disa vite edhe si Kryeinfermiere e Repartit të Kirurgjisë.

Ceremonia lamtumirëse për të ndjerën, do të zhvillohet sot nga ora 17:00 në varrezat e qytetit në Pejë.

Njoftimi i plotë:

‘Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tënde Hidajete Krasniqi.

Infermierja Hidajete Krasniqi ka shërbyer për 44 vite ndaj pacientëve për shumë vite edhe si Kryeinfermiere e Repartit të Kirurgjisë.

Hidajete Krasniqi ka nderuar jetë sot ne moshën 62 vjeçare pas një semundje të shkurtër.
Kujtimi për Motrën Hidajete Krasniqi për të gjithë që punuan me të do jetë i përjetshëm.
Pusho e qetë Motra Hidajete Krasniqi.’-thuhet në reagimin e Spitalit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...