Në moshën 83 vjeçare, ka ndërruar jetë haxhi Ali Purini, ish-myezini i njohur i çarshi xhamisë së Pejës.
Lajmi për vdekjen e tij, është njoftuar nga familja Purini.
Familja poashtu njofton se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 11 shtator 2023 në ora 15:00 në varrezat e qytetit në Pejë.
Haxhi Ali Purini, apo Alushi siç e njihte i tërë qyteti, edhe pas pensionimit të moshës nga Bashkësia Islame, ka qenë aktiv në jetën fetare e madje deri në pleqërinë e shtyerë duke u angazhuar edhe në librarinë fetare private pranë çarshi xhamisë.
Alushi, mbetet zëri kumbues i riteve dhe ceremonive të ndryshme fetare në Pejë për shumë dekada, sa veproi./Njeshi/