29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Ndërron jetë kirurgu i njohur ndër dekada Dr. Hysen Mazrekaj

Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës, ka njoftuar për vdekjen e kirurgut të njohur ndër dekada Dr. Hysen Mazrekaj.

Në njoftimin e Spitalit të Pejës thuhet se mbledhja komemorative për të ndjerin mbahet nesër në ora 12:00.

I ndjeri tash e sa vite ishte në pension të moshës, nga ky institucion, porse shërbeu në shumë klinika private.

Njoftimi spitalor:

‘Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e Dr. Hysen Mazrekaj – Kirurgut të mirënjohur që për dekada ka shërbyer për pacientët e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Mbledhja komemorative për të ndjerin mbahet nesër në ora 12 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mazrekaj!’-thuhet në komunikatë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...