12.1 C
Pec
E hënë, 14 Tetor, 2024

Ndërron jetë Trim Sylqa, i riu që kishte rënë nga ballkoni banesor në Pejë

Ka ndëruar jetë sot personi që kishte rënë nga ballkoni i banesës së tij në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, me 4 shtator të këtij viti.

Ai është i riu, Trim Sylqa 33 vjeçar.

Për ngjarjen e rëndë kishte raportuar ‘RADIO 1’ dhe ishte deklaruar edhe Policia e Pejës.

I ndjeri nuk ja doli tu mbijetojë lëndimeve përderisa nga dita e rastit të rëndë ndodhej në trajtim spitalor.

Vdekjen e të riut e ka konfirmuar për ‘RADIO 1’ vëllai i të ndjerit Trim Sylqa, Ylli.

‘Trimi vdiq në QKUK. Për kohën e varrimit do vendosim gjatë orëve në vazhdim. Ju falënderojmë për kujdesin dhe mbështetjen e treguar nga çasti i parë.’-ka deklaruar Yll Sylqa, i cili për vdekjen e vëllaut shkroi edhe në facebook.

‘VELLAU YNE I DASHUR, Sot ne te humbem pas nje beteje jo te leht per ty, Ishe i veqant dhe te tille do te kujtojm deri ne frymen tone te fundit. Allahu te shperbleft me Xhennet ma i dashuri jone.’-ka shkruar vëllai i të ndjerit, Sylqa./Njeshi&RADIO 1/

Një person bie nga ballkoni në Pejë, është në gjendje kritike për jetën (FOTO)

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...