Ka ndërruar jetë Xhelal Kelmendi, solist shumëvjeçarë i shoqërive të ndryshme kulturo-artistike të qytetit të Pejës dhe këngëtarë i rregullt i SHKA ‘Përparimi’.
I ndjeri, Xhelal Kelmendi, ka ndërruar jetë papritmas, këtë mbrëmje të së Mërkurës në moshën 71 vjeçare.
Ai rrjedhë nga një familje e njohur muzicientësh në Pejë dhe shumë mikpritëse e bujare.
Fillet e muzikës dhe të këngës, i ndjeri i mori nga paraardhësit e familjes, babai Halili (këngëtar) dhe xhaxhai Ibrahimi, (instrumentist në veglën e gjymryshit).
Xhelal Kelmendi, përpos si këngëtar-pasionant, në brezin e tij është veçuar edhe si njohës i madh i teksteve dhe prejardhjes së këngëve të mirëfillta qytetare pejane dhe më gjërë.
Me rastin e ndarjes nga jeta të të ndjerit, ngushëllime kanë drejtuar edhe të gjitha shoqërita kulturo-artistike të Pejës, SHKA ‘Përparimi’, SHKA ‘Sofra Pejane’, SHKA ‘Marigona e Pejës’ dhe ‘OKTETI Peja’.
Familja e të ndjerit, njofton se ceremonia mortore për Xhelal Kelmendin, do zhvillohet të Enjtën në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Pejë.
Mekëtë rast, familjes, miqve dhe komunitetit artistik, ngushëllime u shprehë edhe ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’./Njeshi&RADIO 1/