Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter) theksoi se ky gjest paraqet “shenjë të mirënjohjes së thellë dhe miqësisë së palëkundur” mes dy vendeve.
“Happy 4th of July!” thuhet në urimin e Ambasadës, teksa Kosova edhe këtë vit nderon aleatin e saj më të madh në përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-së./Njeshi/