15.3 C
Pec
E mërkurë, 11 Shtator, 2024

Ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, shpallet tenderi në vlerë 18,4 milionë euro nga Komuna e Prishtinës

Ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, Komunës së Prishtinës pritet ti kushtoj hiç më pak se 18,4 milionë euro.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e publikuar, ku mes tjerash theksohet se Operatori Ekonomik që dëshiron të marrë pjesë në këtë proces Prokurimi duhet të ofroj dëshmi se qarkullimi vjetor gjatë tri viteve të fundit para publikimit të Njoftimit për Kontratë është minimum 36,500,000.00 euro.

Afati për dorëzimin e ofertave për ketë projekt milionësh është data 06 shtator 2024.

“Operatori ekonomik duhet të ofroj dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të punëve të ngjashme në 3 (tri) vitet e fundit para publikimit të Njoftimit për Kontratë në vlerë jo më pak se 27,500,000.00 euro Euro”, thuhet mes tjerash në njoftimin e publikuar.

Po ashtu, komuna e Prishtinës ka paraparë edhe shumë kritere tjera për kompanitë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces Prokurimi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...