15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Ndizen qirinj në Ferizaj për Eronën që u vra nga ish-bashkëshorti

Në organizimin e aktivisteve të shoqërisë civile nga Ferizaj së bashku me përfaqësues nga Komuna e Ferizajt, Policia e Kosovës, përfaqësues nga partitë politike dhe qytetarë të Ferizajt, janë ndezur  qirinj për një tjetër tragjedi, për vrasjen edhe të një gruaje, bashkëqytetares Eronës.

Në këtë tubim, u bënë të gjithë së bashku për të shprehur solidaritetin ndaj familjes së viktimës dhe për të thirrur për drejtësi.

U kërkua një botë ku gratë mund të jetojnë në paqe dhe siguri, pa frikën e dhunës dhe vrasjeve të padrejta nga të ashtuquajturit “burra”.

Le të kujtojmë Eronën si një shembull i forcës dhe rezistencës së grave kundër dhunës gjinore.

Të gjithë bashkë për drejtësi dhe për mbrojtjen e jetës së grave.

Ndryshe, të shtunën i është dhënë lamtumira e fundit 21-vjeçares, Erona Cokli, e cila dje u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar, Valon Aliu në ambientet e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

E ndjera u varros në varrezat e fshatit Bablak të Ferizaj.

Autori i krimit plagosi edhe vëllain e mitur të së ndjerës, i njëjti i cili edhe qe sot prezent në ceremoninë e varrimit.

Gjykata Themelore në Ferizaj të shtunën ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe plagosjen e vëllait të mitur të viktimës

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...