7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Ndodh edhe kjo: Serbia e emëron kryetar të Federatës së Futbollit të Serbisë në Kosovë të dyshuarin për vrasjen e Ivanoviqit

Edhe pse Kosova që gati tri vjet është bërë antare e UEFA-s e FIFA-s, Serbia vazhdon të mos e bëj hesap Federatën e Futbollit të Kosovës.
Përpos që ka organizuar dhe vazhdon të organizojë gara në territorin e Kosovës, përmes klubeve të serbëve të këtushëm të cilat nuk e njohin FFK-në, por vetëm Federatën e Serbisë, kjo e fundit ka shkuar ekstrem larg.

Asambleja e Federatës Serbe të Futbollit të Kosovës (FSFK) e ka zgjedhur Milan Radioçiqin për president të kësaj Federate, për të cilin votuan 30 nga 40 delegatë, raporton “b92.net”, transmeton Gazeta Express.

Vlen të theksohet se i njëjti, dyshohet për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Zgjedhja ishte lajmëruar edhe më herët dhe FFK-ja kishte paralajmëruar ankesë në UEFA dhe FIFA.

Çka do të ndodhë me këtë rast mbetet të shihet.

Duhet kujtuar se FFK-ja në të kaluarën ka njoftuar FIFA-n dhe UEFA-n se Serbia po organizon gara brenda territorit të Kosovës, por ato nuk janë ndaluar asnjëherë në përjashtim të dy-tri miqësoreve të klubeve nga Serbia me klube serbe në Kosovë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...