9.7 C
Pec
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Ndonëse u bë thirrje që për mospjesëmarrje, qytetarët mblidhen tek Ura e Ibrit

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në afërsi të Urës së Ibirit në Mitrovicë, për të marrë pjesë në protestën e cila u thirr në rrjetet sociale nga profile dhe persona deri tash të pa njohur.

Ndonëse Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla u bëri thirrje qytetarëve që të shpërfillin këto thirrje, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në vendin ku janë grumbulluar qytetarët, kanë dalë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Autoritetet e sigurisë po dyshojnë se kjo protestë është “organizuar” nga persona të dyshuar jashtë Kosovës.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...