17.1 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Ndreu: Lezha ka shumë për të ofruar, që nga bregdeti, objektet historike, religjioze e deri te kulinaria

Është rritur me 33% numri i turistëve këtë sezon në Lezhë, ndërsa muaji me ‘kulmin’ e vizitorëve ishte Qershori. Kështu ka deklaruar kreu i bashkisë së këtij qyteti Pjerin Ndreu.

Ai theksoi se Lezha ka shumë për të ofruar, që nga bregdeti, objektet historike, religjioze e deri te kulinaria.

“Laguna është perlë që vizitohet. Kulinaria është një nga pikat më të forta që ka Lezha, përpos bukurive natyrore. Laguna në Vain, është super e kuruar si zonë, ka pasur shumë vizitorë, prezenca e madhe nëpër restorante, turistë nga e gjithë bota”, tha ai.

Më tej shtoi se brenda një viti e gjysmë janë shitur mbi 400 hyrje apartamentesh për turistët e 800 të tjera te shqiptarët e Kosovës.

“Ata kanë hapur biznese dhe janë prezent në Lezhë. Ne do përmirësojmë kushtet si në Tale, Shëngjin e te Rana e Hedhun. Shqiptarët e Kosovës e kanë më afër qytetin, shpenzime më pak. Është përshtatshmëri e zakoneve, gjuhës. Është investimi ndër vite që ata kanë bërë në Shëngjin dhe e gjejnë veten shumë më mirë se kudo. “

Kryebashkiaku foli edhe për një akt-normativ që pritet të dalë së shpejti, që do ndryshojë përgjithnjë historinë e biznesit me shezlongët në bregdet.

“Do rishikohen lejet për shezlongët në sezonin e ardhshëm. Ajo që kemi parë deri më sot do të harrohet, nuk jap detaje, por të gjithë shqiptarët, çdo kategori do ta gjejë veten në të gjithë territorin e plazheve shqiptare. Nuk do jetë kjo skemë, kjo do të harrohet. Besoj se do jetë revolucion”, deklaroi Ndreu./Tv Klan/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...