Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu zhvilloi mëngjesin e sotëm inspektime në bregdet.
Ai theksoi se, “në pergjithësi, gjendja e hapësirave publike eshte normale, por nuk perjashtohen disa shkelje që vazhdojnë të mos kuptojnë se ligji dhe rregulli janë të padiskutueshëm”.
“Shumica dërrmuese e subjekteve nën kontratë kanë zbatuar rregullat, por ka disa që kanë shtrirë hapësirën tej limitit të përcaktuar”, theksoi Ndreu.
Kryebashkiaku nënvizoi se, javën tjetër do të vazhdohet me sekuestrime ndaj të gjithë subjekteve që nuk zbatojnë ligjin.
“Kushdo që mendon se mund të bëjë si të dojë me hapësirën publike, iu bë qartësisht me dije se vullnetarisht duhet të veprojë, përndryshe nuk ka asnjë shpresë në shmangien e sanksioneve”, u shpreh Ndreu. /Njeshi/