Laboratori & Poliklinika tashmë e njohur ‘NDRIÇIMI RM’ në Pejë, në kuadës të shtrirjes së shërbimeve profesionale të saj bënë të ditur se ka filluar së aplikuari edhe me shërbime kirurgjikale me anestezion lokal.
Ky domen i është besuar mjekut të njohur Dr. Bujar Vrella.
Njoftimi i plotë:
‘Në Kliniken Ndriçimi, nën drejtimin e kirurgut të njohur Dr. Bujar Vrella, kemi filluar ofrimin e shërbimeve kirurgjikale me anestezion lokal.
Ne ofrojmë një gamë të gjerë ndërhyrjesh kirurgjikale të realizuara me kujdes dhe profesionalizëm, duke siguruar një trajtim të sigurt dhe efikas për çdo pacient.’-thuhet në njoftimin nga Laboratori & Poliklinika tashmë e njohur ‘NDRIÇIMI RM’ në Pejë./Njeshi/