8.5 C
Pec
E enjte, 30 Nëntor, 2023

Ndryshe nga PDK dhe LDK, Haradinaj thotë se sot në takim me Lajçakun e kanë lexuar në tërësi draftin e Asociacionit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me emisarin Miroslav Lajçak ka thënë para gazetarëve se sot bashkë me dy liderët e dy partive tjera opozitare, PDK-së dhe LDK-së, kanë pasur mundësinë që të njoftohen me dokumentin e draftit të Asociacionit.

Kreu i AAK-së tha se në takim kishin mundësinë ta lexonin në tërësi dokumentin, dhe të flisnin për hapat tutje që e presin Kosovën.

“Patëm mundësinë të njoftohemi me dokumentin e draft-statutit që ta lexojmë në tërësi dhe ta zhvillojmë një bisedë lidhur me hapat e mëtejmë e presin Kosovën dhe atë çka mund të pres Kosova poashtu pas implementimit të obligimeve që i ka marrë në bazë të planit franko-gjerman që është i mbështetur prej amerikanëve”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, drafti i spjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep qytetarëve të komunave me shumicë serbe, dhe se në hyrje të tij, siç tha ai në hyrje të tij shpjegohet se duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuse.

Haradinaj tha se si parti do t’i japin komentet e tyre vetëm pasi të bëhet shqyrtimi i tij nga Kushtetuesja.

“Sot e kemi lexuar draftin në tërësi. Drafti i spjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep komunave me shumicë serbe, qytetarëve që jetojnë në to. Kuptohet që çdo herë i referohet Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës. Në këtë draft nuk ndryshojnë përgjegjësitë e komunave, pra Asociacioni nuk merr nga këto përgjegjësi. Komentet tona do t’i bëjmë pas shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese, pasi në hyrje spjegohet se drafti duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, dhe të gjitha aktetet tjera, dhe çdo vendim lidhur me krijimin e Asociacionit duhet të shqyrtohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, dhe të miratohet nga Gjykata Kushtetuese. Ajo që për mu është me rëndësi, duhet ta themi hapur, me implementimin e Asociacionit Kosova e bën një hap të madh përpara, Kosova me të drejta kërkon një procedurë të shpejtë për anëtarësim në NATO”, tha Haradinaj para gazetarëve sot./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...