17.5 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Në 1 vjetorin e planit franko-gjerman, Kurti kërkon nga BE-ja dhe ShBA-ja që ta nxisin Serbinë ta zbatojë atë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  pak ditë para takimit të nivelit të lartë në Bruksel po kërkon nga faktori ndërkombëtar, konkretisht Bashkimi Evropian, SHBA dhe aleatët e tjerë që ta nxisin Serbinë për përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit, plotësisht dhe pakushte.

Kurti ka thënë se Serbia, përkundër se e ka rënë dakord me versionin përfundimtar të Marrëveshjes Bazike, të arritur në Bruksel më 27, dhe e përforcuar me aneks më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, “tani kërkon ta minojë atë”.

Këto komente Kurti i bëri në një postim në rrjetin social X, teksa përkujtoi 1 vjetorin e prezantimit të planit franko-gjerman.

“Serbia ra dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani kërkon ta minojë atë.  “Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë duhet ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e saj të traktatit – plotësisht dhe pa kushte”, shkroi kryeministri./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...